Një person vret dy policë në Belgjikë

Prishtinë | 29 Maj 2018 | 11:55 | Nga

Një person ka qëlluar për vdekje dy oficerë policie dhe një kalimtar në qytetin belg të Lieges

Policia i tha BBC se sulmuesi ishte “neutralizuar” dhe se situata tani është nën kontroll.

Dy policë të tjerë u plagosën dhe i dyshuari gjithashtu mori një grua peng, sipas raporteve.

Incidenti ndodhi të martën në mëngjes, por detajet janë ende në zhvillim dhe nuk ka dihen motivet e kësaj ngjarjeje.

Belgjika mbetet në alarm të lartë pasi sulmet në vitin 2016 të pretenduara nga grupi i Shtetit Islamik lanë 32 të vdekur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme