Një rast i vdekjes dhe 47 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Prishtinë | 11 Mar 2022 | 15:00 | Nga Ekonomia Online

Një rast i vdekjes dhe 47 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar që nga dje në Kosovë.

Ministria ka bërë me dije se konfirmimi i këtyre rasteve vjen pas testimit të mbi 1 mijë mostrave.

Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 61 pacientë, derisa numri i rasteve aktive është 797.

“Nga 1.021 testime, 47 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 61 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.892. Në total numri i rasteve aktive është 797”, ka njoftuar Ministria.

Të ngjashme