Një shqiptar i lënduar në aksidentin me shtatë viktima në Serbi

Prishtinë | 09 Tet 2018 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Shtatë viktima dhe rreth 40 të plagosur është bilanci i një aksidenti zinxhiror që ndodhi rreth orës 07:20 sot në mëngjes përgjatë autostradës Beograd-Nish, në qendër të Jagodinës, raportoi Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë.

Aksidenti përfshiu të dyja anët e autostradës, me 34 automjete dhe kamionë që u përplasën për shkak të mjegullës së dendur, shkruan Koha.net.

Në mesin e shtatë të lënduarve të dërguar në spitalin e Jagodinës është edhe një shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk dihet.

Veç tij, aty janë dërguar edhe dy serbë, nga një gjerman, grek, turk e polak. Të tjerët janë dërguar në klinika tjera përgjatë vendit, raporton “Tanjug”.

Lëvizja e automjeteve është drejtuar nëpër rrugë alternative deri në pastrimin e vendit të ngjarjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme