Një shtetas i huaj mbytet në lumin Buna

Prishtinë | 29 Maj 2020 | 16:46 | Nga Ekonomia Online

Një shtetas i huaj ka humbur jetën pasditen e së premtes në ujërat e lumit Buna në Shkodër.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Darragjatë të njësisë administrative Dajç, ku shtetasi maroken me pasaportë franceze ka hyrë në ujërat e lumit Buna dhe nuk ka dalë më prej atyre.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes ndërkohë që palombarët kanë shkuar në vendngjarje dhe po kërkojnë për trupin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme