Një i vdekur dhe 12 të lënduar, gjatë dy aksidenteve në Gjermani

Prishtinë | 05 Gus 2017 | 14:26 | Nga

Dymbëdhjetë persona janë lënduar dhe një vajzë 15-vjeçare ka humbur jetën në dy aksidente të komunikacionit që kanë ndodhur në Gjermani, njoftoi sot policia gjermane.

Aksidentet kanë ndodhur mbrëmë dhe në të dyja rastet vozitësit kanë hyrë në mesin e grupit të këmbësorëve, transmeton AP.

Tash për tash nuk dyshohet për sulm terrorist.

Sipas njoftimit të policisë bavareze, vajza 15-vjeçare ka humbur jetën kur vozitësi kishte humbur kontrollin mbi automjetin, duke goditur një grup të rinjsh te qyteti Garhing an der Alz.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme