Një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë i infektuar me Coronavirus, stafi në alarm

Prishtinë | 07 Pri 2020 | 13:34 | Nga Ekonomia Online

Në Kosovë u regjistruan dje edhe 20 persona të infektuar me coronavirus, e ndër ta ishte edhe një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë, institucionit kryesor që po merret me menaxhimin e pandemisë.

Burime të Reporterit brenda Ministrisë tregojnë se analizat e zyrtarit dolën dje pozitive, cka bëri që ai të mos dalë në punë që nga dita e sotme.

Mirëpo, në vendin e punës ai kishte qenë deri dje. Kështu, i gjithë stafi i MSH-së ka marrë masa duke nisur të testohen.

Sidoqoftë, Reporteri e di emrin dhe pozitën e të infektuarit, mirëpo nuk do ta bëjë publike. Veçse, vlen të theksohet se ai mbante pozitë të lartë në MSH.

Ndryshe, Kosova tani ka 165 të infektuar, nga të cilët 3 kanë humbur jetën dhe 24 janë shëruar. Vlen të theksohet se Kosova qëndron si vendi me numrin më të ulët të të infektuarve në rajon.

Të ngjashme