Ekonomia Online
FUNDIT

No pasaran!

No pasaran!

Kur Kroacia ishte në prag të pranimit në BE, ia patën vënë kushtin implicit që ta luftojnë korrupsionin – në rastin konkret t’a arrestojnë njeriun më me ndikim në shoqërinë kroate – ish-kryeministrin Ivo Sanader. Pas arrestimit, Kroacia u pranua. Te rasti i Kosovës, krejt po shkon më rëndë! Pazari ka rënë shumë – kryesisht […]

Kur Kroacia ishte në prag të pranimit në BE, ia patën vënë kushtin implicit që ta luftojnë korrupsionin – në rastin konkret t’a arrestojnë njeriun më me ndikim në shoqërinë kroate – ish-kryeministrin Ivo Sanader.

Pas arrestimit, Kroacia u pranua.

Te rasti i Kosovës, krejt po shkon më rëndë!

Pazari ka rënë shumë – kryesisht për shkak të politikanëve tanë të pa aftë.

Për liberalizim të vizave, nuk mjaftoi as demarkacioni, as votimi i Gjykatës Speciale – e as arrestimi i ish-presidentit dhe ish-kryeparlamentarit, që njëherësh ishin edhe një ndër themeluesit e UÇK-së.

Nuk mjaftuan as shumë lëshime që ia bëmë Serbisë.

Disa mund të thonë që të lartëcekurat, nuk kanë lidhje me liberalizim.

Kanë që ç’ke me te!

Sidoqoftë, liberalizimin e vizave si duket do ta përdorin si karrem për marrëveshjen finale me Serbinë.

Kemi nevojë për liberalizim të vizave, por jo në dëm të interesave tona shtetërore.
Këtë besoj që e kanë kuptuar të gjithë.

No pasaran!

Të ngjashme