Norma në depozita vetëm 1.5%

Prishtinë | 24 Tet 2016 | 13:51 | Nga

Norma mesatare e interesit në depozitat e ndërmarrjeve arriti në 1.5 për qind, një rritje prej 0.5 pikë përqindje krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka njoftuar se rritje shënuan normat e interesit në depozitat e afatizuara të ndërmarrjeve.

“Në anën tjetër, norma mesatare e interesit në depozitat e ekonomive familjare shënoi rënie, duke zbritur në 0.7 për qind, nga 0.8 për qind sa ishte në qershor 2015”, është thënë në raportin e BQK-së, për vlerësimin tremujor të Ekonomisë, raporton Rtklive.

Në kuadër të kësaj kategorie, sipas BQK-së, në depozitat e afatizuara u shënua rënie e lehtë e normës së interesit, përderisa norma e interesit në depozitat e kursimeve dhe atyre të tranferueshme nuk kanë pasur ndryshime domethënëse.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme