Trajneri i Stoke Cityt, Mark Hughes, ka folur pas fitores ndaj Hull Cityt me rezultat 0-2, që erdhi fal dy super golave nga Xherdan Shaqiri.
Tekniku anglez ka thënë se nuk ndihet aspak i befasuar nga cilësitë e mesfushorit shqiptar dhe se besonte te fitorja.
“Fitoret radhazi janë gjithmonë të mirëpritura në Ligën Premier, pasi kjo është një gjë e vështirë për ta bërë. Isha i bindur se ndaj Hull Cityt ishte një mundësi e mirë për ne të arkëtonin tre pikët e radhës”.
“Goli i parë ishte absolutisht fantastik, kurse te i dyti isha më pak i befasuar pasi të jem i sinqertë kam parë gola të tillë nga ai çdo ditë në stërvitje”, ka thënë Huhges. /Telegrafi/