Numri i militantëve të ISIS-it nëpër Evropë

Prishtinë | 03 Gus 2019 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Koordinatori i Departamentit të ShBA-ve për luftë kundër terrorizmit, Nathan A. Sales përmes një raporti zyrtare ka treguar se rreth 1200 militantë të ISIS gjendën në Evropë.

Për të ndalur qarkullimin e tyre dhe që të mos e kalojnë kufirin, Sales dha një propozim.

Ai tha se ShBA do të ndihmojë shtetet për realizuar rezolutën 2396 të Këshillit të Sigurimit.

Kjo rezolutë u kërkon shteteve të përdorin mjete shqyrtimi siç janë biometrikët dhe listat e shikimit, për të parandaluar njerëzit e rrezikshëm që të kalojnë kufirin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme