Numri i tatimpaguesve të ndërgjegjshëm është vazhdimisht në rritje

Prishtinë | 05 Maj 2020 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së sotme Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka mbajtur konferencë virtuale për medie, në të cilën janë prezantuar rezultatet e anketës me tatimpagues për vitin 2019.

Drejtori i ATK-së Ilir Murtezaj ka thënë se shumica e tatimpaguesve në mënyrë të ndershme, përmbushin obligimet e tyre tatimore duke kontribuar kështu në rritjen e të hyrave shtetërore për mbulimin e shpenzimeve publike

Kjo anketë, ka këtë qëllim që t’i identifikojë fushat për përmirësim, në mënyrë që pastaj bazuar në të gjeturat e kësaj ankete ne do t’i orientojmë aktivitetet tona në mënyrë që tatimpaguesit t’i realizojnë të drejtat e tyre që u takojnë me ligj, tha Murtezaj.

E nga ana tjetër, Ambasadori i Ambasadës Gjermane në Kosovës Christian Heldt, tha se posaçërisht në kohën e krizës dhe vështirësive, përforcimi i besimit të publikut në institucionet publike dhe veprimi në solidaritet për anëtarët më të ndjeshëm të shoqërisë janë kyçe me qëllim të tejkalimit të sfidave ekzistuese. Prandaj, mbledhja efiçiente dhe transparente si dh menaxhimi i fondeve publike me siguri se janë më të rëndësishme në këtë kohë.

Anketa me tatimpagues, e cila është prezantuar sot, është një kontribut i madh lidhur me atë se ka qëllim përmirësimin e mëtejshëm të orientimit të shërbimeve të Administratës Tatimore (ATK) drejt tatimpaguesve – një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm në përforcimin e mobilizimit të të hyrave vendore në Kosovë. Jam krenar të them se Qeveria Gjermane ka përkrahë ATK në realizimin e këtij studimi

Për rezultatet e kësaj ankete foli edhe Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi, i cili tha se Administrata Tatimore e Kosovës në vazhdimësi është duke punuar që të ofroj sa më shumë lehtësira tatimpaguesve në përmbushjen e obligimeve tatimore. Ministri Bislimi tha se ATK ka përparuar shumë në ndërtimin e një infrastrukturë, e cila lehtëson dhe ndihmon tatimpaguesit, në të njëjtën kohë ndan edhe informacione, të cilat lidhen me ta. Ai po ashtu, potencoi se bashkërisht do të punojmë në rritjen e besimit të tatimpaguesve ndaj ATK-së.

Komunikata e plotë:

Të nderuar, Administrata Tatimore e Kosovës mision të saj ka ngritjen e nivelit të përmbushjes vullnetare në përputhje me legjislacionin tatimor në fuqi, si dhe ofrimi i shërbimeve profesionale, transparente dhe efektive për tatimpagues. ATK ka obligim të vendosur me ligj që të siguroj zbatim të njëtrajtshëm të dispozitave ligjore për të gjithë tatimpaguesit, në mënyrë të njëjtë për situata të njëjta.

Sistemi tatimor i ATK-së, bazohet në parimet e përmbushjes vullnetare, ndërsa përmbushja vullnetare mbështetet nga personat, të cilët respektojnë legjislacionin tatimor dhe vullnetarisht deklarojnë dhe paguajnë detyrimet e tyre tatimore.

Administrata Tatimore vazhdimisht është duke krijuar kushte për ta bërë përmbushjen vullnetare më të lehtë, si dhe po bëjmë përpjekje të vazhdueshme që të fitojmë besimin e publikut për të administruar sistemin tonë tatimor në mënyrë të drejtë dhe transparente.

Ky është edhe vizioni i ATK-së që nga themelimi i saj “Të jemi të besueshëm dhe të respektuar, si dhe të jemi mirë të krahasueshëm me administratat udhdheqëse tatimore në Evropë!”.

Ne besojmë se mënyra më efektive për të përfituar dhe mbajtur përmbushjen vullnetare është përmes ndërtimit të raporteve të besimit dhe respektit të ndërsjellë në mes të Administratës Tatimore dhe tatimpaguesve të Kosovës.

Ne jemi të bindur se shumica e tatimpaguesve në mënyrë të ndershme, përmbushin obligimet e tyre tatimore duke kontribuar kështu në rritjen e të hyrave shtetërore për mbulimin e shpenzimeve publike. Numri i tatimpaguesve të ndërgjegjshëm dhe të ndershëm të cilët në mënyrë vullnetare përmbushin detyrimet e tyre ligjore është vazhdimisht në rritje dhe ATK synon tu ofrojë ndihmë këtyre tatimpaguesve për të lehtësuar përmbushjen e detyrimeve tatimore.

Kjo anketë, ka këtë qëllim që t’i identifikojë fushat për përmirësim, në mënyrë që pastaj bazuar në të gjeturat e kësaj ankete ne do t’i orientojmë aktivitetet tona në mënyrë që tatimpaguesit t’i realizojnë të drejtat e tyre që u takojnë me ligj, dhe nuk do të lejojmë që ato të drejta të cenohen në çfarëdo forme. Gjithashtu ne besojmë se ju tatimpagues të nderuar, në vazhdimësi do t’i bashkoheni ATK-së duke dhënë kontributin tuaj për tu siguruar se trajtimi nga ana e Administratës Tatimore të Kosovës është i drejtë dhe ligjor dhe se secili është duke paguar pjesën e vet të drejtë.

Ne punën tonë e bëjmë duke u mbështetur në vlerat tona të cilat janë: Profesionalizmi, integriteti dhe ndërshmëria, efikasiteti, përsosshmëria e shërbimeve dhe transparenca. Ne besojmë se këto vlera na orientojnë tek mënyra se si i trajtojmë tatimpaguesit dhe partnerët e ndryshëm me të cilët punojmë. Përmes respektimit të këtyre vlerave do të arrijmë rezultatet e një Administrate transparente dhe efikase.

Të ngjashme