Autoritetet nepaleze njoftuan se numri i të vdekurve është rritur në 567.
Autoriteti Kombëtar i Reduktimit dhe Menaxhimit të Rrezikut nga Fatkeqësitë tha se 1,924 persona rezultojnë të zhdukur, një rritje e konsiderueshme nga 1,535 të raportuar më parë për të zhdukur në Nepal dhe Tibet, raporton Index.hr.
Nuk është e qartë nëse numri i ri i referohet vetëm Nepalit apo edhe Tibetit.
101 persona të tjerë të plagosur janë në spital.
Numri më i madh i vdekjeve u regjistrua në Chitwan, 223, dhe në East Nawalparasi, 154. Në Gorkha, vdiqën 54 persona, Dhading 40, Nuwakot 37, West Nawalparasi 27, Tanahun 20 dhe Rasuwa 12. /