Nxënësit e teknikës në Suharekë po e stolisin qytetin për fundvit

Prishtinë | 11 Dhj 2019 | 11:16 | Nga Ekonomia Online

Nxënësit e shkollës së mesme teknike “Skënder Luarasi” në Suharekë po e stolisin qytetin për fundvit.

Këta nxënës edhe më herët kanë ndërmarr aksione të ngjashme ku kanë kursyer mbi 50% të buxhetit.

Ata me plotë përkushtim po e bëjnë stolisjen e qytetit të tyre, po e bëjnë atë më të bukur për festat e fundvitit.

E për këtë punë të mirë, kryetari i Komunës Bali Muharremaj, i përgëzoi ata përmes një shkrim në facebook: “Nxënësit e Shkollës së Mesme Teknike “Skënder Luarasi”, po bëjnë punë të jashtëzakonshme me shumë përkushtim, për t’i bërë më të gëzueshme festat tona të fundvitit. Përmes energjisë së tyre, qyteti ynë për një kohë të shkurtë, do të ketë shumë ngjyra”, tha Muharremaj.

Fotografia e Bali Muharremaj
Fotografia e Bali Muharremaj
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme