“O femër e urryer”, Sara Hoxha i kthehet ndjekëses

Prishtinë | 08 Tet 2021 | 12:23 | Nga Ekonomia Online

Ndodh shpesh me personazhet e njohur për publikun që përveç dashurisë, mbështetjes së madhe dhe komplimentave, të përballen edhe me kritika e mesazhe jo fort të këndshme.

Një pjesë e mirë e personazheve revoltohet nga këto mesazhe negative, ndërsa një pjesë tjetër as nuk e vret mendjen fare, njësoj si partnerja e Ledrit.

Sara po realizonte një “Ask” me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram dhe vëmendjen ia tërhoqi një koment negativ, që s’ngurroi ta bënte publik.

“O femër e urryer”-i shkruante një ndjekëse që Sara nuk e njihte aspak.

Kësaj ndjekësje, ajo ia ka kthyer përgjigjen me nota humori dhe me shumë sportivitet.

“O jeta po ça faji kam unë e shkreta”- ka shkruar ajo.

Të ngjashme