OAK pezullon bojkotin

Prishtinë | 11 Jan 2019 | 19:01 | Nga Ekonomia Online

Oda e Avokatëve të Kosovës ka pezulluar bojkotin. Këtë e kanë bërë të ditur përmes një komunikate për medie, transmeton Ekonomia Online.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë se Këshilli Drejtues i OAK-së më datë 11.01.2019 mbajti mbledhje të jashtëzakonshme, ashtu që në mënyrë unanime vendosi si në vijim:

PEZULLOHET PËRKOHËSISHT vendimi i KD-së OAK i datës 05.01.2019 për bojkot;
Kjo pasi që KGJK ka SHFUQIZUAR Rekomandimin e datës 28.12.2018 dhe Urdhëresave të tjera në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Ky pezullim do të zgjasë për periudhën kohore prej 30 ditësh brenda të cilës periudhë kohore OAK dhe KGJK do të arrijnë marrëveshje lidhur me kërkesat që do të dakordohen bashkarisht.
Ky vendim hyn në fuqi më datë 11.01.2019 ora 17:00.

Të ngjashme