OBSH-ja do t’u ofrojë shteteve të varfra 120 milionë teste rapide për COVID-19

Prishtinë | 28 Sht 2020 | 18:20 | Nga Ekonomia Online

Rreth 120 milionë teste rapide për COVID-19 do të vihen në dispozicion për shtetet me të hyra të ulëta dhe mesatare gjatë një periudhe gjashtëmujore dhe do të kenë çmimin maksimal prej 5 dollarë për njësi, ka njoftuar OBSH-ja të hënën, raporton agjencia Reuters.

Testet japin rezultate të besueshme brenda vetëm 15 minutave, ka treguar drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në konferencë për media.

Të ngjashme