A duhet të votohet Buxheti 2021 nga kjo legjislaturë?

Prishtinë | 25 Dhj 2020 | 22:30 | Nga Bardh Ahmeti

Deputet duhet te zgjedhin mes nje te keqe me te vogel, votimin ose jo te buxhetit 2021 para shperberjes se legjislatures.

  • Votimi i ketij buxheti nga kjo legjislature, e minon pothuajse nje vit te qeverisjes per Qeverine legjitime qe del nga zgjedhjet e jashtezakonshme, pasiqe te gjitha politikat zhvillimore sillen rreth buxhetit dhe te gjithe e dijme qe buxheti tek e fundit eshte politik, i cili mund te plotesohet dhe ndryshohet ne rishikim buxhetor;
  • Mos votimi i ketij buxheti nga kjo legjislature, ne rast te vonesave te certifikimit te zgjedhjeve, konstituimit te kuvendit, zgjedhjes se qeverise se re dhe zgjedhjes se presidentit, me ç’rast mund te kete ndonje ngerç perseri, e rrezikon shume seriozisht situaten ekonomike dhe sociale ne vend, vihemi para situates se panjohur, shto faktin qe pasojat ekonomike nga pandemia do te jene shume evidente edhe ne 2021. Mos te flasim per paga e sistem financiar, por vjen puna qe as vaksinat nuk mundemi ti blejme;

Prandaj, me e mira eshte te merren parasysh amandamentimet e te gjitha grupeve parlamentare te projekt ligjit aktual te buxhetit te vitit 2021 dhe te votohet nga kjo legjislature para shperndajres. Fokusi te jete ne rimekembjen ekonomike, ekonomine digjtale dhe inovacion, edukim dhe shendetesi.

Të ngjashme