Debati për Rugovën e Demaçin – Inxhinieringu i përçarjes

Prishtinë | 30 Jan 2021 | 08:04 | Nga Muhamet Mustafa

Përgjatë debatit të stërzgjatur para (zgjedhor) në studio televizive natyrisht që mund të dalin shumë tema, dhe kur diçka tejzgjatet, natyrisht që mund të ketë edhe shmangie.

Kështu unë e pashë edhe debatin për të konfrontuar edhe njëherë Adem Demaçin dhe Ibrahim Rugovën.

Natyrisht se në një shoqëri demokratike, brenda një debati të përgjegjshëm, nuk duhet të ketë tema tabu. Por të konfrontosh Rugovën dhe Demaçin, në funksion të atmosferës zgjedhore e paszgjedhore, është bizare. Bile kështu edhe do t’i cilësoja edhe kuizet në këtë temë.

Pas rezistencës dhe sakrificave që kishte bërë NDSH kudër okupimit serb, menjëherë pas Luftës II Botërore, Adem Demaçi rindezi, frymëzoi dhe artikuloi rezistën ilegale ndaj okupimit që në vitet 50-të dhe ne vazhdim, duke përçuar mesazhe brenda dhe jashtë se megjithatë ne Jugosllavi dhe Europë është një pupull që kërkon liri.

Dr. Ibrahim Rugova artikuloi me sukses te madh rezistencën aktive paqësore kundër regjimit serb në Kosovë të instaluar pas abrogimit të dhunshëm të autonomisë politike e territoriale të Kosovës dhe i pari bashkë me bashkëpunëtorët e tij formuloi vizionin e Kosovës së pavaruar, në kuadër te aleancës veriatlantike. Për këtë ata te dy janë pjesë e lavdishme e historisë sonë dhe ajo do të vlerësojë detajet e tjera.

Fatkeqësisht “inxhinieringu” i përçarjes dhe luftës primitive politike arriti t’i konfrontojë ata edhe për së gjalli, por ta vazhdojë këtë edhe pas vdekjes e në fushatë zgjedhore vërtet është bizarre. Lërni të qetë ju lutem!

Të ngjashme