Dekonspirimi i Ramushit

Prishtinë | 23 Kor 2019 | 14:02 | Nga Ilir Gashi

Ramushi nuk gaboi, e shtyn të gabonte! E çuditshme! I than që duhet ta përdor kartën e intervistimit në Hagë, sepse është diçka popullsite, e rrallë. Kur s’mundesh me ndalë ujin e turbullt, qoje do kah arat e tjetrit, i than. Populli është i ndjeshëm, solidarë. Ai e ka vajin në buzë, që domethënë e ka dashninë e përditshme. Është momentumi për të provokuar ndjenjat e tij me dorëheqje, dhe të shkohet në zgjedhje të reja! Jep dorëheqje, por paralelisht kërko zgjedhje të reja se kthehesh nga Haga triumfalisht, siç a kthye Aleksandri i Madh nga betejat. Por këshilltarët e tij gjenial, nuk ia kanë kujtua Ramushit se ka edhe beteja të Pirros, e ka edhe beteja të humbura(politike)

Çka nuk shkoi mirë në këshillat e fundit që mos të kuptohet e vërteta dhe që të mos dekonspirohet beteja e Ramushit, qe krahas mesazhit për ta respektuar drejtësinë, ta përfitoj edhe respektin!? Ai, e la vakant postin e kryeministrit sepse tha se po jep dorëheqje të parevokueshme, kurse është dashur që ta emëroj për kryeministër një kandidat nga radhët e AAK-së, si në rastin e parë në vitin 2004, ose të e përkrahte vazhdimin e qeverisjes nga kushdo qe mund t’i bëjë numrat. Në variantin tjetër, Ramush Haradinaj, është dashur që të deklarohet se, nuk do të kandidoj në asnjë lloj posti deri sa të zbardhet e vërteta rreth tij.

A gaboi Ramush Haradinaj, a e shtynë të gabonte ?

E shtynë të gabonte. Rreth 30 këshilltarë, secili më gjeni se tjetri, e shtynë të gabonte në vend se ta ndihmonin në ditën kritike të marrjes së ftesës nga Haga. E, do ta ndihmonin sikur ta këshillonin drejtë, pa hile dhe duke mos e lanë të duket dorëheqja e tij, si dezertinimi nga fusha e betejës! Ja, edhe mbi cilën tezë, e shtynë të gabonte? Nëse, me të vërtetë Ramushi dha dorëheqje nga posti i kryeministrit për një intervistim në Gjykatën Speciale dhe nëse gjykata do ta zgjaste e stërgjaste marrjen me Ramushin më shumë se 45 ditë, a do të thotë kjo se Ramushi si “kryeministër” i ardhshëm, nëse, eventualisht do t’i fitonte zgjedhjet përsëri do të jepte dorëheqje dhe kështu vendi, të shkonte edhe njëherë në zgjedhje të reja?!

Mendoj se ai u këshillua keq, shumë keq dhe skenari u dekonspiruar qysh në embrion! Dekonspirimin e tij mos e kërkoni askund, gjendet në letrën e tij. Këshilltarët dinë të të marrin në qafë, por ata janë për të dhënë këshilla dhe jo për të marrë vendime. Në rastin e Ramushit, mendoj që ata morën vendime të këqija. Shumë të këqija!

Të ngjashme