“Duart kemi me jua pre”! A po paralajmëron VV-ja ligj diçka si Sheriati

Prishtinë | 11 Nën 2021 | 11:10 | Nga Muharrem Nitaj

Me Arben Vitinë ja amputojmë duart mafias në Prishtinë”, paska thënë Albin Kurti. Dmth e paska ndërmend me apliku një ligj, disi ndryshe. Diçka të ngjashëm me Sheriatin po më duket, sepse nuk besoj që ka një mundësi tjetër për amputim, nëse njerëzit nuk kanë gangrenë në duar. Veç me sheriat i prehet dora atij që vjedhë, apo e kam gabim unë.

Veç se kush janë ata dhe kujt duhet me ia pre duart. Ata që kanë qeverisur, apo ata që kanë qenë pjellë e qeverisjes.

Janë një apo njëmijë!? Në këtë mandatin e fundit, qeverisjen në Prishtinë, na e kan pasë ngopur bash këta që duar po dojkan me amputu.

A i mbani mend nja 70 dosje kundër “mafias së Isa Mustafës” ose njëfarë xhipi që e kanë pas burgosur në garazhë, me të cilat e patën filluar qeverisjen në Prishtinë e hajri s’iu pa as dosjeve e as xhipit.

Po ndoshta ky amputimi është më serioz se ka të bëjë me sakatosjen, me krimin dhe dënimin, dhe nuk duhet paragjykuar!

Nuk po du me çu ujë në mullirin e atij tjetrit, as me hirë as me pahirë, sepse nuk e njoh aq sa për ta vlerësuar.

Por kjo shpallja e luftës zullumçarëve, që janë grup e pa emra konkretë, po më duket “Deja vu”!

Hajgare. Mashtrim ndoshta. Se po të ishte serioze, “mafia e ndërtimit” qysh sot do t’kishte hy 7 pash nën tokë, në bunkerët që i ka ndërtu, edhe ashtu pa leje!

Të ngjashme