Fondet

Prishtinë | 05 Mar 2022 | 11:26 | Nga Sali Rexhaj

Fondi i pare sa e di unë, ishte fondi per emisionin shqip te TVP ne vitin 1990 i cili fond kishte per qellim financimin e programit ne gjuhen shqipe ne TVP sepse gjoja ai ishte ne rrezik. Ky fond pas pushtimit te Kosovës përfundoi ne banka te uzurpuara nga Serbia dhe u përfol se kishte vjedhje e mashtrime.

Fondi i dyte ishte ai i solidaritetit i cili njihej me emrin “Fondi Qendror i Financimit”, i cili ishte i organizuar në Kosovë dhe kishte për qellim ndihmën e familjeve në nevojë, arsimit, shëndetësisë… Kryesisht funksionoi mirë edhe pse edhe Ismail Kastrati, kryetar i fundit i këtij fondi, kishe bërë disa keqpërdorime. Dihej se një firmë me emër “Fortesa” nga Lugina i kishte dhëne 400 000 DM te cilat nuk u kthyen kurrë.

Fondi me i madh dhe me se miri i organizuar ishte fondi i njohur si fondi i 3% te cilin e organizoj e menaxhoi qeveria e Bukoshit, nen përkujdesjen e Isa Mustafës ministër i Financave. Ky fond kishte xhirollogari ne banke dhe ishte transparent. Pa ketë fond te cilin e mbushi me para mergata, nuk do te mbijetonte shteti paralel i Kosovës per një dekade. Ne fund ata e paraqiten bilansin e tyre dhe parat e mbetura i përdorën per rindërtim te Kosovës pas luftës.

Me te shpethyer lufta u formua edhe fondi “Vendlindja thërret” apo fondi i UÇK-së. Pa dyshim se ky fond e ndihmoi luften, ne fund mungoj transparenca dhe paret e mbetura perfunduan ne xhepa te komandanteve.

Kishte edhe disa fonde tjera te cilat nuk ja vlene te permenden sepse ato u formuan vetem per ti vjedhur.

Sot pasi ka mbete e izoluar dhe po shkon nga deshtimi ne deshtim, qeveria e masave pa tru paska vendose qe te formoj nje fond per siguri, dhe po mundohen qe ta arsyetojne duke i friksuar qytetaret e Kosoves me lufte. Kosova eshte shtet i lire qe 22 vjet, qe 15 vite eshte shpalle pavaresia dhe e kemi bugjetin e institucione financiare, asnje nevoje nuk e ka per fonde. Aq me pak per ato fonde qe munde te keqperdoren nga partia ne pushtet, me keto fonde mundohen qe ti blejne votat ne zgjedhjet e radhes, pasi besimi i popullit ne ta ka rene shume poshte vetem par gjasht muaj pushtet.

Aq sa mund të mbledhim ne para për 10 vjet me fonde, nuk mjafton që të blihet vetëm një aeroplan modern i SHBA-së, e cila kujdeset për sigurinë tonë. Prandaj nuk ka nevojë per fonde, po për forcim e zhvillim te shtetit dhe per bashkëpunim me NATO e SHBA ne te gjitha sferat. Kjo qeveri është e njohur per antiamerikanizëm, lideri i saj e ka kundërshtuar interesin e SHBA-së prej se ka dalë në skenë, nga Rambujeja, Vjena, shpallja e pavarësisë e deri te refuzimi i nënshkrimit te një marrëveshjeje ne Shtëpinë e Bardhë.

Tani vone e ka refuzuar furnizimin me gaz sipas projekteve te SHBA e cila ka per qellim bllokimin e ndikimit te Rusisë ne Ballkan. Kjo qeveri zyrtarisht e ka dërguar ne gjykate një marrëveshjeje te Kosovës me NATO. Kurti jo rastësisht është krejt jetën ne anën e kauzave ruse, njëjtë se Lista Serbe e Serbia.

Të ngjashme