Kur do të rihapen shkollat në Kosovë?

Prishtinë | 19 Maj 2020 | 20:21 | Nga Muhamet Hamiti

Nuk e kam dëgjuar këtë pyetje, as po e dëgjoj. As prej mësuesve, as prej prindërve.

Jemi në gjendjen që jemi me pandeminë e koronavirusit. Ka njëfarë shqetësimi për mbylljen e gjatë të ekonomisë, por jo të shkollave te ne.

Ka kërkesa të zëshme për rihapje të faltoreve (xhamive, kishave), por jo kërkesa për rihapje të shkollave.

Rihapja e shkollave në 22 vende evropiane nuk ka çuar në rritje të ndjeshme të infektimit të nxënësve, të prindërve apo të stafit arsimor, u tha dje në një mbledhje me videokonferencë të ministrave të arsimit, shkruante dje gazeta britanike “The Guardian”.

Nga 22 vendet e BE-së ku janë rihapur shkollat gradualisht gjatë muajit të fundit. 14 prej tyre kanë lejuar të kthehen fëmijët vetëm në kopshte/çerdhe, në shkolla fillore dhe në vitet e fundit të shkollave të mesme.

Të ngjashme