Kurti nuk do ta pranojë një Asociacion me kompetenca ekzekutive, do të ishte fundi i tij politik

Prishtinë | 02 Shk 2022 | 16:49 | Nga Liri Loshi

Albin Kurti nuk do ta pranojë një Asociacion me kompetenca ekzekutive të komunave serbe. Sepse, po ta bënte këtë, do të ishte fundi i tij politik.

Një asociacion te tille tashme nuk e pranon me asnjë parti opozitare e nuk e pranon (mirëpret) as SHBA-ja. Se fundi, edhe BE-ja u deklarua kundër një “Republika Srpska” në Kosovë që nënkupton se nuk insiston në një Asociacion me kompetenca ekzekutive.

I njëjti Lajqak një vit më parë kishte deklaruar se Kushtetuta nuk është Bibël duke aluduar ne ndërrimin e Kushtetutës se Kosovës, e cila shume qarte i ka kundershtuar krejt kompetencat ekzekutive te Asociacionit.

Ky moment shënon fitoren politike te Kosovës, për herë të parë pas aq shume vitesh dialogu e inferioriteti ndaj Serbisë.

Kjo fitore i atribuohet pikërisht Albin Kurtit si lider dhe Vetëvendosjes si subjekt politik. Ç’është e vërteta, vetëm Albin Kurti ka pasur dhe ka kredo morale për ta kundërshtuar Asociacionin e komunave serbe me kompetenca ekzekutive, meqë vetëm ai dhe subjekti i tij politik e kane kundërshtuar vazhdimisht atë.

Liderët e partive qe kanë nënshkruar dhe votuar (ratifikuar) një asociacion të tille, nuk kane kredo morale për ta kundërshtuar te njëjtin.

Deklarata e Albin Kurtit në përgjigje të Miroslav Lajqak se ai nuk i frikësohet zbatimit te Asociacionit, por është i kujdesshëm në këtë drejtim, nuk nënkupton se ai do t’i japë vizën zbatimit te një asociacioni antikushtetues.

Tani është momenti për të vepruar pozitë dhe opozitë për të ardhur deri te një zgjidhje që si normë ka një model asociacioni të komunave serbe pa kompetenca ekzekutive. Më në fund topi ka kaluar në anën tonë dhe ky moment duhet shfrytëzuar.

(Autori ka qenë kandidat për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, në zgjedhjet e fundit paralamentare)

Të ngjashme