Loja me Glauk Konjufcën

Prishtinë | 17 Jan 2020 | 11:20 | Nga Blerim Vela

Me 26 dhjetor LVV veproi ashtu sic shume pak persona priten. Nuk e shtyri procesin e konstituimit te Kuvendit per te fituar ne kohe per negociatat me LDK. Ne ate kohe u duk si veprim qe qartesonte situaten dhe shpiente shpejt drejt kompromisit apo zgjedhjeve te reja. Por, cka ndodhi pastaj ishte hezitimi i LVV te ndermarre hapin e radhes duke i komunikuar Presidentit emrin e mandatarit (i cili vecse dihet). Pra, per LVV ishte me e rendesishme qe te mos akuzohej qe po perdore konstiuimin e Kuvendit per te fituar ne kohe. E megjithate, koha po kalon dhe ende nuk kemi marreveshje kompromisi me LDK, krijim te qeverise apo vendim per te shkuar ne zgjedhje te reja.

Propozimi i LVV qe LDK te tentoj shkarkimin e Glaukut eshte jo serioz per dy arsye. E para, LVV perseri duhet te beje nominimin e kandidatit te ri pas shkarkimit. E dyta, LVV ne nentekstin e propozimit te saj per shkarkim e dergon LDK ne poziten te kerkoj votat e partive te PAN dhe Lista Srpskas per te shkarkuar kryetarin e Kuvendit. Kete gje LVV i ka kerkuar LDKse mos ta beje ne rastin e zgjedhjes se Presidentit te vendit. Pra, nuk ka kuptim ti hyhet kesaj loje politike dhe eshte me e ndershme te thuhet negociatat kane deshtuar dhe te shkojme ne zgjedhje te reja se sa te eksperimentohet tutje.

Zgjedhja e kryetarit te Kuvendit ndodhi, dhe ajo edhe me tej e zvogeloj hapesiren per negociata me LDK. Ne anen tjeter, oferta e fundit e LDK eshte tejet joparimore duke marre parasysh se gjate dhjetorit LVV i ofroi poziten e Kryetarit te Kuvendit, por ajo nuk mjaftonte per te qe te pranonte marreveshjen per bashkeqeverisje. Andaj propozimi i fundit i LDK eshte “kali i Trojes” qe tenton te godas unitetin e brendshem te LVV dhe ne te njejten kohe te kete ne “dorezani” Glaukun qe LVV te mbeshtete kandidatin/en e propozuar nga LDK per President/e te vendit. LDK e ka synimin e qarte, ne secilen situate deshiron qe poziten e Presidentit apo ushtruesit te detyres se Presidentit (permes Kryetarit te Kuvendit ne rast te deshtimit te procedures per zgjedhjen e Presidentit/es te re) ta kete per vete. Kjo i siguron LDK “pushtet” mbi proceset politike ne vend pas zgjedhjeve te reja – kurdo qe te ndodhin ato.

Jemi ku jemi, nese ka vullnet nga LVV do te duhet shqyrtuar oferten e LDK, por me disa ndryshime. E para, LDK duhet te pranoj qe anetarin e saj momental te Kryesise se Kuvendit t’ia jap LVV ne shkembim te pozites se Kryetarit te Kuvendit. Po ashtu, Kryetar i Kuvendit nuk mund te nominohet nenkryetari aktual i Kuvendit nga radhet e LDK. Nese LVV i kerkohet te beje sakrifice politike ne kete proces (Glaukun), poashtu edhe LDK duhet te beje te njejten gje (Kujtimin). Kjo siguron qe subjekti me i madh ne Kuvend te kete dy anetare te Kryesise, ndersa LDK te merr perkohesisht udheheqjen e Kuvendit.

Votuesit e LVV dhe LDK me siguri nuk kane pritur kete dinamike te negociatave dhe venien e egove individuale mbi interesin e pergjithshem. Varet nga LVV dhe LDK se a do te jete Glauk Konjufca kurbani apo heroi i ketij koalicioni. Gjithesesi ne syte e votuesit te rendomte ai do te vleresohet per guximin nese jep doreheqje dhe mundeson krijimin e qeverise.

Të ngjashme