“Lopa e machiatos” dhe Qeveria Kurti

Prishtinë | 03 Shk 2020 | 10:14 | Nga Arbnor Sadiku

Këtë shkrim po e nisi me një citim të marr nga libri i fundit i z.Veton Surroi,  “Lopa e Machiatos”. Autori i librit të cekur më lart, z.Surroi e kishte cituar një nga shkrimtarët më të madheje të Meksikos dhe gjithë botës, GabrielGarciaMarquez, dhe librin e tij të famshëm “Njëqind vjet vetmi” ku familja Buendia fillon dhe heton se ka filluar të harroj emrat e gjërave të zakonshme të cilat i përdor në përditshmëri. Dhe e vendos një praktikë në tërë shtëpinë e pastaj familja ja imponoi këtë traditë tërë fshatit. Njëri prej tyre shënoi çdo gjë me emrin e vet : Tavolina, karrige, ora, dera, etj. Shkoi  në ahër shënoi shtazët dhe bimët,  pak nga pak duke studiuar mundësitë e pafund-a të harresës, familja Buendia, u bënë më eksplicit. Shenja që ja vunë lopës në qafë ishte mostër shembullore e mënyrës me të cilën ishin të gatshëm ta luftonin harresën banorët e Makondos : Kjo është lopa duhet mjelë çdo mëngjes që të prodhoj qumësht dhe qumështin duhet vluar për ta përzier me kafe dhe për të bërë kafe me qumësht.Kështu edhe ne me qeverisje të re të arritur sot me date 02.02.2020,  në mes të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), me kryeministër Albin Kurtin, do të kemi shumë gjëra që mund të ju humb kujtesa, dhe nëse e citojmë Shekspirin ai thotë se e shkuara është prolog, dhe ne duhet ecim ma tej duke mos u kujtuar por duke vepruar me hapa të shpejtë. Por nëse, e ndërlidhin të tashmen me të kaluarën dhe familjen Buendia,  ku ata i vinin emrin lopës dhe me të mësonin se nesër duhet pirë kafe me qumësht, e kundërta duhet të ndodhi me shtetin, pra, ai  duhet shikuar më ndryshe, por  jo vetëm,  të miratoj  ligje sa për ju vënë emirin  p:sh “Ligji Anti-Mafia”, dhe me pas të lihet si souvenir në tavolinë, por, edhe të zbatohet në praktik më pas;

Kosovën  dhe Qeverinë Kurti në tavolinën e punës e pret një temë tjetër e madhe politike sikurse Marrëveshja Politike, në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila them unë duhet kryer një ditë, dhe atë sa më shpejtë aq më mirë,  edhe kjo çështje konsideroi se s’duhet lënë kujtesës, por ajo duhet të shndërrohet nga një letër e bardhë  në dokument serioz si : “Traktat Paqeje”, i  cili më pas siguron ecjen e shtetit tonë Kosovës drejt anëtarësimit në mekanizmat e Bashkimit Evropian. Ndaj, edhe ne mund të konstatojmë se qeverisja Kurti duhet ndërtuar sipas asaj që e ka thënë më parëLeonardoDaVinqi, se “Praktika duhet të ndërtohet mbi një teori të mirë” pra, shpresat e 420.000 votuesve nuk duhet të bëhen llum, por të nisin nga e mbara, me ligje që zbaton, me shpenzime minimale të parasë publike, dhe me një forcim të politikave shëndetësore, sociale, dhe ekonomike, fokus i veqant duhet ti kushtohet politikës së jashtme (raportet me Serbinë), dhe integrimeve evropiane (dialogu i Brukselit) .

Pra, siç e potencon edhe z.Surroi në librin e tij me titull “Lopa e Machiatos”, seMakondo i sotëm i Ballkanit sot jeton në mitin e shekullit XIV të Luftës së Kosovës i cili u zhvillua për shatë shekuj rresht dhe  njëkohësisht me mitin e Luftës së Kosovës së UÇK-së. Pra, Kosova ka nevojë më shumë se kurrë më parëpër një Marrëveshje paqeje që do të jetë pjesë e jona aq sa më mos të mbetet në sulmet e harresës,   nuk do të kemi nevojë të ja ngjitim një shenjë që thotë  “Marrëveshje paqeje” sikur duhej ngjitej lopës, asaj që kishte shenjë se duhej mjel çdo ditë për qumësht, për të vluar qumështin dhe për ta përzier me kafe, për të bërë macchiato.

Të ngjashme