“Lufta” e kosovarëve sot është për mbijetesë, ndërsa Kurti mban fjalime për targa

Prishtinë | 10 Gus 2022 | 12:36 | Nga Valon Syla

Dje i numrova dështimet kryesore, por vjeshta po vjen dhe lista e keqmenaxhimit të Qeverisë Kurti do t’ju kushton tepër shumë kosovarëve. Sa i verifikova disa prej çmimeve.

⛔️ Çmimi i peletit 410€ – më i shtrenjti në Ballkan.

⛔️ Çmimi i drurit 70€/m – dyfishim për një vit.

⛔️ Rritja e rrogave – zero; ndërsa inflacioni për 15% e ka hanger vlerën e rrogave.

⛔️ Qindra miliona euro investime ende të bllokuara në OSHP… vonesat aty tregojnë vetëm tendenca për korrupsion, ose me vjedh diçka.

⛔️ Buxhetet komunale të bllokuara nga paaftësia apo inati i pushtetit qendror, dhe Albin Kurti me Hekuran Muratin janë duke iu hakmarrë komunave që i humbi në zgjedhjet lokale. Duke iu hakmarrë rrjedhimisht qytetarëve kosovarë.

Çdo njëra nga këta pika po shkakton humbje serioze për kosovarët dhe lufta e tyre sot është për mbijetesë të ekonomive të tyre. Ndërsa, Albini bën fjalime për luftë për targa.

Nginu Vetëvendosje.

Të ngjashme