Mocioni i VV-së si nocion me nonsens

Prishtinë | 07 Gus 2020 | 11:48 | Nga Faton Abdullahu

Mocioni i VV-së në rend të parë është i drejtuar kundër opozitarizmit të PDK-së

1) Nëse lexohet me kujdes mocioni 5 muaj më parë të cilën e kanë votuar 82 deputet për ta rrëzuar Qeverinë Kurti, kuptohet se emërues i përbashkët për këtë ishte – rrezikimi, por edhe prishja e raporteve të Kosovës me SHBA-n nga VV. Deri më sot me asgjë VV si katalizator i kësaj qasje, nuk i ka bindur të gjithë ata që e kanë votuar mocionin kundër saj, se ajo ka ndryshuar dhe sot mocioni i saj sot duhet të përkrahet nga të njëjtit për ta rrëzuar Qeverinë Hoti.

2) Mocioni i VV për ta rrëzuar Qeverinë Hoti nuk ka të bëjë në rend të parë me pretendimin se VV do ta menaxhoj më mirë pandeminë. Mocioni i VV-së në rend të parë kë të bëjë me opozitarizmin e saj, që nuk po e bënë mirë kohëve të fundit, sidomos në raport me opozitarizmin e PDK-së e cila kohëve të fundit këtë nuk po e bën keq.

3) Opozitarizmi i VV kohëve të fundit është larg më i brishtë dhe më pasiv se që ka qenë. E brengosur për këtë ajo ka dashur që me mocion ta kthej primatin e opozitarizmit, me shpresën se PDK duke mos e përkrahur mocionin do të perceptohet më shumë si parti që mezi pres të hy në Qeveri dhe se opozitarizmin nuk e ka përnjëmend.

4) Gjëja më e rëndësishme sot dhe jo vetëm sot, për Kosovën është dialogu me Serbinë. Askush nuk do t’ia besonte këtë detyrë VV-s sepse e ka pasur këtë mundësi dhe është treguar plotësisht e papërgjegjshme dhe paragjykuese, për çka të gjithë e kanë ndëshkuar me mocion.

5) VV gjatë gjithë kohës është ankuar dhe ka akuzuar për grykësi pushtetarë të tjerë se e rrëzuan Qeverinë Kurti në kohë pandemie. Si ka mundësi që të njëjtën ajo dëshiron ta bëjë kundër Qeverisë Hoti mu në kohë pandemie.

6) Edhe po të votohej mocioni i VV-së, Qeveria Hoti duhet të vazhdoj për disa muaj të qeverisë edhe me pandeminë. A nuk është më mirë që VV ta ndihmoj Qeverinë Hoti, së paku si PDK, duke qenë konstruktive dhe bashkëpunuese për t’i shty përpara disa ligje e projekte prej të cilave mvaret shëndeti dhe kualiteti i jetës së qytetarit të Kosovës.

7) Çfarë ka ndryshuar PDK këto muajt e fundit që e bëjnë të justifikueshme VV-n të kërkoj ndihmë prej PDK-së të cilën e ka akuzuar pandalshëm si e zeza më e madhe e këtij vendi. A është bërë PDK tani parti e mirë, apo e ka ndryshuar mendjen VV dhe tani mendon se PDK nuk është e keqe. Nuk është as e para as e dyta, VV ka dashur më së shumti ta dëmtoj opozitarizmin e PDK-së.

8) Mocioni i VV-së është një nga ato gjërat kur partitë politike i bëjnë për ta përmbushur boshllëkun që krijohet nga ajo se s’kan cka bëjnë. Tash një kohë VV-ja është në tripa të asgjësë vicioze, sepse pandemia ja ka marrë nga dora kartën e refuzimit të çdo gjëje kundër çdo kujt, me protesta në rrugë.

9) PDK, AAK, NISMA dhe jo vetëm, të cilët mendojnë se Qeveria Hoti është duke e menaxhuar pandeminë dhe dialogun keq, janë të bindura se të dyja këto çështje edhe më zi do ti menaxhonte VV-ja. Vetëm në një TV të VV-së si kjo që e ka hapur tani TVV, ajo mund ta përjetoj të kundërtën e reales, duke e parë veten me reflektime narcizsoide në politikë.

Të ngjashme