Një sërë sfidash e presin qeverinë e re

Prishtinë | 15 Shk 2021 | 11:32 | Nga Valon Murati

Zgjedhjet e djeshme ishin një shprehje e qartë e vullnetit të qytetarëve të Kosovës për ndryshim.

Fituesit të zgjedhjeve, LVV-së i uroj suksese duke shpresuar se vullnetin për ndryshime të qytetarëve ta kthejnë në punë të mira për vendin.

Sigurisht një sërë sfidash e presin qeverinë e re.

Dhe ndër më të rëndat për të dhe Kosovën do të jenë bisedimet me Serbinë, ndonëse fituesit po deklarohen se ato nuk janë prioritet për Kosovën.

Vazhdoj të kem bindjen e plotë se pa zgjidhjen e problemeve me Serbinë, Kosova do ta ketë të vështirë edhe konsolidimin e brendshëm e lë më atë të jashtmin.

Andaj, qeveria e re shumë shpejt do ta kuptojë se dialogun e ka tek dera. Dhe nga qasja e saj dhe drejtimi që do t’i japin atij do të varet shumë edhe suksesi i saj në të ardhmen, përveç të tjerave.

Të ngjashme