Struktura e dijes të përcakton strukturën e pushtetit

Prishtinë | 02 Jan 2021 | 21:37 | Nga Agim Krasniqi

Ka ardhë koha me kuptuar që shtetin e ri të Kosovës duhet ta udhëheqin intelektualë, njerëz të spikatur të gjitha moshave, të shkolluar, të diplomuar dhe të doktoruar me rezultate të shkëlqyera në Universitete me emër jashtë vendit dhe brenda vendit, të sprovuar si profesionistë të aftë në fushat e tyre përkatëse dhe të vendosur për t’i vënë njohuritë dhe aftësitë e tyre, përvojën e tyre, në shërbim të vendit.

Secilit qytetar duhet njohur meritën që ka apo siç quhet ndryshe meritokracinë në qeverisje, në drejtim, në ekspertizë, në ligjvënie, për të çuar përpara kauzën e demokracisë, zhvillimit, përparimit, dhe integrimit Euro-Atlantik të vendit.

E gjithë kjo kërkon shprehje të distancimit të injoranteve, të spekullantëve që kanë blerë diploma për të përfituar poste drejtuese nëpër fakultete që janë hapur për vende pune e jo vende që ofrojnë dije, të individëve me të kaluar kriminale. Të largojmë përfundimisht intelektualët fallce që në mungesë të dijës së tyre gjithnjë gjenden afër një fotografie të emrave eminent ose familjareve të tyre sepse pa ta të tillët nuk kane asnjë vlerë, përveç të ndarjes së shoqërisë përmes grupeve jo formale të kafenesë.

Ndryshe vazhdojmë me asgjësuar vlerat, leximin, arsimin e besimin te puna, përfaqësojmë të keqën, papërgjegjësinë, antivlerat që për fate të keqe bëhen normë shoqërore dhe me të edhe normë e institucioneve shtetërore.

Të ngjashme