Opozita e re Bindja Demokratike dorëzon kërkesën për regjistrim në gjykatë

Prishtinë | 23 Pri 2019 | 11:59 | Nga Ekonomia Online

Bindja Demokratike ka dorëzuar në gjykatën e Tiranës kërkesën për regjistrim si forcë politike dhe më pas vendimi kalon në KQZ për t’u regjistruar në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Mbrëmjen e djeshme themeluesit e Bindjes Demokratike zhvilluan një takim treorësh, ndërsa Astrit Patozi ishte fjalëpak për gazetarët:

Patozi: Faleminderit shumë për këtë vëmendje kaq të madhe. Ju kërkoj ndjesë që nuk jua shuaj dot kërshërinë. Ne nuk kemi asgjë për të fshehur, por asgjë për të treguar sot. Nesër do të kemi një komunikim për të gjithë ju post-faktum.

Partia më e re në radhët e opozitës, Bindja Demokratike, duket se do të drejtohet nga ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme