Deputetët e opozitës, Grupi Parlamentar i LDK-së, VV-së dhe Alternativës, kanë dorëzuar sot kërkesës për seancë të jashtëzakonshme lidhur rastin e ngacmimit seksual, përdhunimit dhe abortit të paligjshëm ndaj të miturës dhe përgjegjësinë institucionale të Qeverisë së Kosovës.
Seanca është kërkuar të mbahet nesër me datë 08 shkurt 2019, në orën 12.00.
“Nga njoftimet dhe raportimet publike rastet e dhunimeve dhe abuzimeve seksuale tek të miturit dhe tek vajzat e gratë brenda institucioneve të Kosovës nuk janë më të izoluara. Mbrojtja e integritetit fizik dhe moral të miturve, vajzave dhe grave është përgjegjësi ligjore e Ministrive të linjës deri tek agjencitë ligj zbatuese që mbikëqyrën nga Qeveria, Kuvendi, Këshilli Prokurorial, Këshilli Gjyqësor dhe Avokati i Popullit”, shkruhet në njoftimin e dërguar nga LDK-ja.
Në njoftimin e dërguar thuhet se rasti në Komunën e Drenasit shpërfaq një sistem të brishtë të parandalimit, adresimit, mbrojtjes së viktimës dhe dënimit të abuzuesit me detyrë zyrtare në administratën publike.