Opozita në Maqedoni do takim urgjent të liderëve për emrin

Prishtinë | 13 Maj 2018 | 16:49 | Nga

VMRO-DPMNE-ja opozitare kërkon takim urgjent të liderëve ku kryeministri Zorean Zaev dhe ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov do të raportonin rreth negociatave për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Sipas partisë më të madhe opozitare, kryeministri Zaev e ka për obligim që t’i informojë edhe partitë tjera, pavarësisht në pozitë apo opozitë.

Igor Janushev madje tha se marrëveshja eventuale nuk duhet ta vendosë shtetin para aktit të kryer.

“Kërkojmë takim urgjentë të liderëve që do të mbahej gjatë ditës së nesërme dhe në të cilën duhet të marrë pjesë edhe presidenti i vendit Gjorge Ivanov. Në këtë takim kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov duhet t’i kumtojnë detajet dhe drejtimin në të cilin po lëvizin negociatat për emrin, që të mund opinioni të jetë i informuar por edhe partitë të marrin qëndrim sa i përket situatës së re të krijuar”, tha Igor Janushev, sekretar i përgjithshëm i VMRO DPMNE, përcjell Alsat M. “Zoran Zaev edhe pse është kryeministër ai nuk e ka monopolin që në emër të të gjithë shtetit, pushtetit, opozitës, të përcaktuarit politikisht dhe të papërcaktuarit të vendos për këtë çështje shumë të rëndësishme, ndërsa marrëveshja eventuale të vendos gjithë shtetit para aktit të kryer”, ka shtuar ai më pas.

Të ngjashme