Orana dhe Qerimi pësojnë humbje, mbeten pa medalje Evropiane

Prishtinë | 11 Maj 2024 | 12:05 | Nga Ekonomia Online

Fortesa Orana dhe Vlera Qerimi kanë garuar sot për medaljet e bronzta në Kampionatin Evropian të karatesë, që po mbahet në Zarë të Kroacisë.

Karateistet tona ishin të pafat, pasi pësuan humbje, për të përfunduar në vendet e pesta.

Orana garoi në kategorinë mbi 68 kilogramë, ndërsa Qerimi në kategorinë deri në 68 kilogramë.

Sidoqoftë, vendi i pestë në Evropian, vlerësohet sukses për vajzat tona, të cilat dëshmuan se me pak fat kanë mundur të jenë në podium.

Drejtësinë në Evropian e ndau edhe gjyqtari ndërkombëtar nga Kosova, Astrit Nrecaj.

Të ngjashme