ORCA: UP-ja rizgjodhi 24 profesorë jashtëligjshëm

Prishtinë | 13 Kor 2017 | 11:28 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORC)  ka deponuar ankesë dhe prova të reja për rastet e avancimeve “të paligjshme” akademike në Universitetin e Prishtinës.

Kjo organizatë pretendon se UP-ja ka rizgjedhur kundërligjshëm 24 profesorë, pasi që nuk i kanë plotësuar kriteret, raporton Ekonomia Online.

Zëvendësdrejtori i ORCA-së, Gramos Bajçinca, tha se me këtë rast është shkelur Ligji për Arsimin e Lartë dhe Statuti i UP-së.

“ORCA ka dorëzuar sot një ankesë që ka të bëjë me të ashtuquajturën “Rizgjedhje” në gradën e njëjtë akademike me automatizëm dhe pa shqyrtim të plotësimit të kritereve përkatëse. Më konsideratën e ORCA-s kjo përbën shkelje të Statutit të UP-së, Ligjit për Arsimin e Lartë dhe një numri  tjetër të ligjeve të zbatueshme në Kosovë”, ka thënë ai.

Ndërsa, Faton Fetahu, asistent ligjor në MASHT ka thënë se do ta shqyrtojnë këtë ankesë vetëm sa i përkët procedurave të zgjedhjes.

Mirëpo ka bërë të ditur se nuk kanë të drejtë të marrin vendime sa i përket universitetit.

“Natyrisht që ankesa për të cilën ata tashmë e kanë deponuar në Inspektoratin e arsimit do të trajtohet brenda fazës ligjore në Ministrinë e Arsimit vetëm sa I përket aspekteve administrative, ligjore sepse Ministria e Arsimit në bazë të përgjegjësive ligjore që ka dhe statutit të Universitetit të Prishtinës nuk është kompetente për trajtimin e çështjeve të karakterit akademik. Pra çështja e zgjedhjes dhe avancimit të stafit akademik nuk është përgjegjësi e Ministrisë së Arsimit”, ka thënë ai.

 

 

 

Të ngjashme