OSHP-ja gjobit Komunën e Prizrenit me 5 mijë euro

Prizren | 05 Gus 2017 | 09:00 | Nga

Organi Shqyrtues i Prokurimit, ka gjetur shkelje në fushën e prokurimit në një tender komunal.

Ndaj OSHP-ja ka gjobitur me 5 mijë euro Komunën e Prizrenit për moszbatim të një vendimi paraprak dhe të një konkluzioni të këtij organi, lidhur me aktivitetin e prokurimit “Shënimi vertikal dhe horizontal dhe vendosja e barrierave në rrugët e Prizrenit-‘Loti 2’”, shkruan sot Koha Ditore.

Për më shumë paneli shqyrtues i këtij organi, lidhur me shkeljet ia ka tërhequr vërejtjen e fundit menaxherit të prokurimit në Komunën e Prizrenit dhe ka sqaruar se nëse ai vazhdon me shkelje të Ligjit të prokurimit publik, atëherë do të kërkohet nga Komisioni rregullues i prokurimit publik edhe revokimi i licencës së prokurimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme