Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, kanë votuar në zgjedhjet e rregullta parlamentare, në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik, raporton Ekonomia Online.
Pas hedhjes së votës, Osmani tha sot është ditë e rëndësishme për vendin tonë.
Osmani ftoi të gjithë qytetarët që të dalin të votojnë.
“Kjo ditë është jashtëzakonisht e rëndësishme për demokracinë e vendit tonë. Siç e dini Kosova është demokracia më e zhvilluar dhe duhet ta mbajmë të tillë duhet ta zhvillojmë më tej. Sot është ditë vendimtare që të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të japin kontribut në këtë drejtim duke marrë pjesë në momentin më të rëndësishëm në të cilin determinohet pjesa e Parlamentit pastaj edhe institucionet e tjera. Shpresoj të gjithë qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e votës anë e mbanë botës, moti është i mirë dhe me diell kështu që është më lehtë për të votuar”, ka thënë Osmani.
Sipas saj, nga sot determinohet parlamentit dhe institucionet e tjera.