Osmani priti në Presidencë kryesuesin e OSBE-së Ian Borg

Prishtinë | 11 Pri 2024 | 10:23 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ministrin për Punë të Jashtme, Evropë dhe për Tregti të Maltës, njëherit kryesues i OSBE-së, Ian Borg, raporton Ekonomia Online.

Takimi është duke u mbajtur në objektin e presidencës dhe mediat janë lejuar që të marrin pamje vetëm në fillim të takimit.

Gjatë ditës Ian Borg, është takuar edhe me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, si dhe në orën 17:00 pritet që të takohet me kryeministrin Albin Kurti.

Të ngjashme