Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli me një letër drejtuar kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe deputetëve, ka kërkuar shtyrjen e seancës së jashtëzakonshme në të cilën do të sqaronte dështimet e Kosovës në politikën e jashtme.
Pacolli në këtë letër është arsyetuar se ka agjendë të caktuar më herët dhe se për këtë shkak ka kërkuar shtyrjen e seancës.
Seanca e jashtëzakonshme ka filluar nga ora 10 dhe vjen pas kërkesës së 42 deputetëve që të ketë debat parlamentaer lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Kosovës.
Kjo seancë mbahet dy ditë pasi Kosova dështoi të anëtarësohet në organizatën ndërkombëtare për bashkëpunim policor, INTERPOL.