Pacolli: Kosova nuk do të jetë vetëm konsumues, por eksportues i sigurisë në arkitekturën e sigurisë ndërkombëtare

Prishtinë | 17 Shk 2018 | 13:19 | Nga

Konferenca e Mynihut një mundësi jashtëzakonisht e rëndësishme për rritjen e përkrahjes së transformimit të shpejtë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës.

Kështu ka thënë Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së së Kosovës, Behgjet Pacolli, në margjina të takimeve të tij të shumta, që po zhvillon me vendim-marrës të nivelit më të lartë të sigurisë dhe mbrojtjes nga shtete të shumta të botës, që po marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë.

“Sa më shpejt që ndodh ky proces, Kosova do t’i kontribojë edhe më shumë paqes, rendit ndërkombëtar dhe sigurisë kolektive si një parner i rëndësishëm dhe kredibil. Ne nuk do të jemi më vetëm konsumues, por eksportues në arkitekturën e sigurisë ndërkombëtare”, është shprehur Pacolli.

Në këtë konferencë, e cila njihet si njëra nga Think Tank-ët më me ndikim në botë marrin pjesë rreth 500 liderë dhe ku po diskutohen krizat e tanishme dhe sfidat e ardhshme të sigurisë dhe rendit ndërkombëtarë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme