Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka ngushëlluar familjen Alidema nga komuna e Vitisë e cila humbi katër anëtarë gjatë aksidentit të mbrëmshëm në Prishtinë.
“Të zgjohesh me lajmin se katër qytetarë të Kosovës kanë humbur jetën, dhe një i ri i lënduar rëndë, është një dhimbje e madhe. I bëj apel të gjithëve. Të keni kujdes në trafik. Mendoni për familjet e juaja! Respektoni rregullat! Asgjë nuk është më e vlefshme se jeta. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Alidema”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.