Pagat e pensionet për muajin mars – mund të vonohen, paralajmëron Hamza

Prishtinë | 09 Mar 2020 | 23:16 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka paralajmëruar qeverinë për vonesat e miratimit të buxhetit.

Hamza, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Qeveria ka shkelur afatet për miratimin e buxhetit në procedurë të rregullt, përcjell Telegrafi.

“Nëse buxheti trajtohet në procedurë të rregullt, e që ishte dashur të trajtohet si i tillë pasi është ndër dokumentet më të rëndësishme që trajton Kuvendi, ekziston rreziku potencial që në këtë muaj të ketë vonesa në ekzekutimin e pensioneve e ndoshta edhe pagave”.

Të ngjashme