Kryetarja e Komisionit Qendror (KQZ), Valdete Daka, duke komentuar numrin e votave të pavlefshme që kanë dalë nga procesi i votimit, në raundin e dytë të balotazhit, ka theksuar se ka shumë arsye se pse një fletëvotim mund të shpallet i pafajshëm.
Ajo në emisionin “Përballje”, me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka thënë se ende nuk i kanë analizuar arsyet pse njerëzit e bëjnë një fletëvotim të pavlefshëm.
“Po e shohim te raundi i dytë, ku në Prishtinë kemi 627 fletëvotime të pavlefshme, dhe ato pothuajse të gjitha kanë qenë shprehje e pakënaqësisë për të dy kandidatët. Nuk mendoj se qytetarët nuk kanë pasur informacion se si duhet të votohet, por thjeshtë nuk e kanë pëlqyer asnjërin nga kandidatët”.
“Ta zëmë në Prishtinë, i kemi 34 vota të zbrazëta, që tregojnë pakënaqësinë e votuesve me kandidatët që i kanë përballë. Nuk kemi të bëjmë më mungesë të informimit, sepse është e pamundur që një qytetar mos ta di se në mes dy kandidatëve duhet ta zgjedh njërin”, ka shtuar Daka.
Videon lidhur me fletëvotimet e pavlefshme mund ta ndiqni nga minuta e 17.