Pamje “apokaliptike”, muri 100 metra prej rëre “përpin” një qytet të tërë në Kinë

Prishtinë | 28 Nën 2018 | 15:15 | Nga Ekonomia Online

Një stuhi e egër ka shpërthyer në një qytet të Kinës, duke krijuar një “mur me rërë” që arrinte pothuajse 100 metra lartësi.

Qyteti Zhangye, në provincën Gansu të vendit, u dëmtua nga erërat që ecnin me 17 metra për sekondë, duke e mbuluar kështu vendin me rërë edhe pluhur.

Si pasojë e grimcave të rërës në ajër, shikueshmëria në qytet u reduktua në më pak se 10 metra.

Departamenti i Zjarrfikjes aktivizoi një plan për reagimin në kushte emergjente dhe policia kreu patrullime dyanësh në autostrada.

Ndërkohë, shoferëve iu kërkua që të qëndronin jashtë rrugës së rërës, ndërsa banorëve që të mbylleshin nëpër shtëpi me dyer dhe dritare të kyçura.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme