Pamje nga aksidenti i mbrëmshëm në Prishtinë, policia refuzon të jep detaje

Prishtinë | 28 Qer 2020 | 09:29 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë, pak para mesnatës, në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, në afërsi të shkollës fillore “Ismail Qemali”.

Në pamjet nga vendi i ngjarjes shihet se njëra nga veturat e përfshira në aksident është rrokullisur.

Gazeta Sinjali ka provuar të marrë detaje lidhur me këtë aksident, për të kuptuar nëse është lënduar ndonjë person, por zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, ka refuzuar të japë detaje.

Kjo për shkak se ai thotë se brenda ditës ndodhin 100 aksidente. Ai ka kërkuar që për detaje rreth këtij aksidenti të pritet deri nesër kur të dalë raporti 24-orësh i ditës së sotme.

Të ngjashme