Pamje nga lokali ku u sulmua zëvendësministri Sveçla

Prishtinë | 27 Shk 2020 | 17:30 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është përfshirë në një zënkë në një kafiteri “Te Qafa” në Prishtinë.

Sveçla u sulmua pasi ndërhyri në një rast sulmi të ndodhur brenda kafenesë.

Ekipi i Ekonomia Online ka dalë në vendin ku ndodhi ngjarja dhe ka provuar të marrë një prononcim nga pronari i kafenesë, por ai nuk ka pranuar të flasë.

Policia e Kosovës përmes një komunikate ka bërë të ditur detajet lidhur me këtë rast.

“Me datë 27.02.2020, në ora 15:54, policia ka pranuar informacionin se në një lokal në rrugën ‘Fehmi Agani’, ka ndodhur një rrahje në progres. Njësia policore ka dal menjëherë në vendin e ngjarjes, ku edhe kanë hasur në personin e dyshuar ( viti i lindjes 2000), i cili dyshohet se ka sulmuar një person të moshës së re”, thuhet në raportin e Policisë.

Sipas njoftimit të policisë në lokalin ku po qëndronte Sveçla, kishte ndërhyrë për t’i qetësuar.

“Pas këtij sulmi disa qytetarë të cilët kanë qenë afër që kanë ndërhyrë që ta ndalojnë këtë sulm. Raportohet se viktima është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia është në proces të mbledhjes së të gjitha informacioneve relevante lidhur me këtë rast “- shtoi Hoxha.

Policia ka qëndruar në vendin e ngjarjes për t’u marrë me rastin.

Detajet e mëtutjeshme sipas Policisë do të bëhen të ditura me kohë.

Të ngjashme