Pandemia COVID-19: Dëshmi e brishtësisë të shteteve të Bashkimit Evropian

Prishtinë | 26 Pri 2020 | 14:27 | Nga Fahredin Verbovci

Kohë më parë, sipas ekspertëve rajonal dhe më gjerë, është konstatuar se rritja ekonomike e shteteve të Bashkimit Evropian do të varet në një masë të madhe nga reformat strukturore, me qëllim të trajtimit të plakjes së popullatës aktive si sfid e shteteve të BE, sepse shtetet e sotme, sistemin e mirëqenies, nuk do të mund të përballojnë edhe për një kohë të gjatë rritja ekzistuese ekonomike. Prandaj mungesa e një ringjallje ekonomuike mund të shpie në copëtim, eventualisht në shpërbërje të shteteve të Bashkimit Evropian.

Vetëm disa javë më parë askush nuk do të mendonte dhe besonte se shtetet e BE-së do të gjenden në situatën të cilën e kemi parë përmes imazheve dhe pa fjalë, në ankth por edhe në disa situata e skena dramatike si rezultat i përhapjes së pandemisë COVID-19.

Deri sa numri i rasteve të të infektuarve dhe viktimave rritej nga një shtet në tjetrin, sistemet shëndetësore në disa shtete të BE-së, po thuaj se ishin në prag të kolapsit.

Disa shtete të Bashkimit Evropian ishin goditur me të madhe (rasti i Italisë, Spanjës, Francës) dhe pothuaj se ishin dorzuar në mungesë të logjistikës mbështetëse, si shtretërve për kujdes intesiv, pajisjeve mjekësore, mungesë personeli mjeksor, etj. Ishte Shqipëria ajo që e para e ndihmojë Italinë me personel mjekësor por jo edhe vendet tjera anëtare të Bashkimit Evropian.

Virusi COVID-19, jo vetëm që na ka kthyer prapa në mënyrën e të jetuarit, por edhe qasja e parandalimit të përhapjes se si është trajtuar ky virus nga shtetet e BE-së, ka shpërfaqur pa-aftësinë e tyre për të marrë vendime për veprime konkrete edhe në kohë kritike dhe të dhimbshme.

Masat e ndërmarra nga Qeveritë e shteteve të BE-së, nuk kanë qenë të barabarta si në kohë, njashtu edhe në natyrë. Ishte pothuaj si një lloj gare në mes shteteve se kush dhe cfarë vendimi po merr me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë. Mirëpo, mungesa e një mekanizmi të menaxhimit të krizave në nivel shtetesh të BE-së dhe solidarizimi i pamjaftueshëm në mes anëtarëve të shteteve Evropiane, ka ndikuar që shumë kush të pyet se: cili ose cfarë roli ka BE-ja në kriza të tilla si kjo e pandemisë.

Ajo që është e sigurt, COVID-19 do të përmbysë sistemin shëndetsor të shteteve të BE-së dhe krahas kësaj, ekonomia e këtyre shteteve do të zhytet në një krizë të thellë.

Virusi COVID-19 do të mund të jetë sfida dhe testi më i vështirë i shteteve të Bashkimit Evropian pas krizës të vitit 2008.

Tashmë është më se e sigurt së përtej shkatrrimit të sistemit shëndetsor dhe shëndetit human në përgjithësi në tërë globin, ky virus do të ndikoj në rënie të madhe ekonomike e që nëse situata e tillë vazhdon ende, është e mundshme që situata të jetë edhe me e rëndë se sa vështërsitë e vitit 2008 me të cilat u ballafaqua ekonomia e shteteve të BE-së.  Kriza shëndetsore e kombinuar me atë ekonomike, do të ndikojë në zhvendosjen e politikave dhe gjeopolitikave zhvillimore dhe kjo mund të jetë destabilizuese për shtetet e BE-së.  Në qoftë se i referohemi reagimit të shteteve të BE-së ndaj krizës të vitit 2008, në realitet ajo ka qenë përgjigje katastrofike e cila në një mënyrë a një tjetër, rezultojë me shembje të shteteve të Evropës (kriza e borxhit të Greqisë, përafërisht njësoj pësoi edhe ekonomia e Italisë, Spanjës, Portugalisë dhe Irlandës) dhe tërë kjo si rrjedhojë përpos tjerash, ndikoi në dobësimin e valutës euro por edhe krizën në destabilizim të shteteteve në kuadër të BE-së e cila përfundimisht, mezi mbijetoi.  

Si do që të jetë, në bazë të përvojave të mëparshme, mund të konstatojmë se kërcënimet nga pandemia COVID-19 dhe përgjigjja e paqartë e shteteve të BE-së ndaj saj, mund të përbëj rrezik të rrezikshëm për mbijetesën dhe ardhmërinë e Bashkimin Evropian si tërësi organizative.   

Të ngjashme