Pandemia online

Prishtinë | 26 Maj 2020 | 00:27 | Nga Eliza Hoxha

Ndër sfidat kryesore të shoqërive moderne kudo në kohën e pandemisë ka qenë mundësia që arsimimi I fëmijëve dhe të rinjëve të zhvillohet online në mënyrë që kjo gjeneratë të mos nxecë në nxënie e zhvillim.

Edhe në Kosovë ku politikat për digjitalizimin e sistemit arsimor ishin përfolur sa e sa herë, proceset kishin nisur në letër, por në praktikë zor se mund të flisnim për një avansim të sistemit arsimor me teknologjitë e reja dhe nevojat e tregut. Kjo shpesh bënë që edhe për fëmijët e edhe për të rinjët arsimimi të mos jetë joshës ngase shumë më herët fëmijët kanë casje në shumë informata dhe mjete të reja të punës dhe komunikimit e të cilat në momentin kur hyjnë në shkollë ju mohohen në idenë se janë vetëm për komunikim të thjeshtë.

Ndërtimi në shpejtësi I platformave ad-hoc nga MASHT për t’iu përgjigjur pandemisë është për tu përshëndetur por cfarë kanë prodhuar ato dhe a kanë pasur çasje të gjithë barabarësisht në këtë sistem arsimimi është pyetja që do përgjigje.

Me gjithë vullnetin e mirë dhe përgjigjen e shpejt shumë çështje nuk ishin menduar dhe adresuar dhe sot flasim për më shumë se 10 % të fëmijëve që nuk kanë pasur fare çasje në platformën e arsimimit. Disa nga sfidat janë si më poshtë :Familjet me më shumë se një fëmijë kishin problem në çasje të platformave arsimore njëkohësisht sepse mungonin paisje për të gjithë fëmijët.

Familjet në nevojë kishin mungesë paisjesh elementare e ndonjëherë edhe çasje në internet

Grupet e margjinalizuara e sidomos fëmijët e komunitetit romë kishin problem me paisje dhe çasje në internet

Ky system njëkohësisht u linte barrën kryesore të punës me fëmijë prindërve të tyre e me këtë sfidat ishin si më poshtë :Shumica e prinderve kishin punën e tyre online një kohësisht në kohën kur fëmijët kishin mësimin online

Prindërit e fëmijëve romë e kishin shumë të vështirë t’I udhëhiqnin fëmijët e tyre në procesin e mësimeve në shtëpi pasi nuk kanë shkollim për vete dhe nuk kanë dijeni për punë më paisje digjitale ( burimi: Ideas for Partnership)

Disa nga komunat janë munduar që përmes një partneriteti publiko-privat këto nevoja dhe zbraztira ti pë rmbushin dhe t’ua lehtsojnë punën grupeve në nevojë … Por në përgjithësi pasqyra në nivel vendi lë shumë për të dëshiruar.

Shumë lehtë mund të bëheshin hapa të thjeshtë dhe racional që këto probleme të evitoheshin të paktën në aspektin teknik.Çasja e familjeve sociale në internet – mund të identifikoheshin familjet dhe në bashkëpunim me ipko dhe kujtesa këto familje të lidheshin me automatizëm dhe pagesa të bëhej nga MASHT

Mund të identifikoheshin (Ministria e Mirëqenies Sociale) familjet në mungesë paisjesh dhe sërish në parteritet me bizneset e teknologjisë të mundësohej ofrimi dhe shpërndarja e pasisjeve për këto familje.

Te komunitetet jo shumicë e me theks te komuniteti romë do të mund të sigurohej asistencë fillestare në përdorimin e paisjeve pas ofrimit të tyre…

Digjitalizimi I sistemit arsimor në Kosovë është domosdoshmëri jo vetëm në idenë e mbarë vajtjes së mësimit, por në idenë e krijimit të një klime miqësore dhe motivuese për fëmijët dhe të rinjët në mënyrat e reja të nxënies dhe zhvillimit përmes lojës, teknologjisë dhe interaktivitetit.

Të ngjashme