Papa Françesku pritet të vizitojë Tajlandën

Prishtinë | 19 Gus 2019 | 19:50 | Nga Ekonomia Online

Papa Françesku pritet të bëjë një udhëtim zyrtar për në Tajlandë në nëntor, ai tashmë ka paralajmëruar vizitë edhe në Japoni.

Sipas Reuters burimet e Vatikanit thanë se udhëtimi do të publikohet shumë shpejtë.

Papa i ndjerë Gjon Pali vizitoi Japoninë në vitin 1981 dhe Tajlandën në vitin 1984.

Udhëtimi i Françeskut në Japoni, të cilin ai e njoftoi veten në janar, do ta çojë atë në Tokio, si dhe në dy qytetet e goditura nga bomba atomike amerikane në fund të Luftës së Dytë Botërore – Hiroshima dhe Nagasaki.

Udhëtimi në të dy vendet ku katolikët janë një pakicë e vogël që përbëjnë më pak se gjysmën e një përqindje të popullsisë, pritet të zgjasë rreth shtatë ditë dhe të fillojë rreth 20 nëntorit.

Tajlanda është kryesisht Budiste dhe Japonia është kryesisht Budiste dhe Shinto.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme