Paqartësi në qëndrimin zyrtar për dialogun

Prishtinë | 20 Dhj 2018 | 08:03 | Nga Ekonomia Online

Mekanizmat shtetërorë janë vënë në shërbim të përgatitjes së terrenit për fazën finale të dialogut me Serbinë.

Por ka munguar qartësia se cili do të jetë versioni zyrtar i shtetit – ai i presidentit Thaçi që nuk e përjashton ndryshimin e kufijve, apo i Qeverisë dhe delegacionit shtetëror që ka paralajmëruar të angazhohet për ruajtjen e kufijve, mbi bazën e të cilëve Kosova e shpalli Pavarësinë më 17 shkurt 2008. Edhe dokumenti gjithëpërfshirës i Qeverisë është në kundërthënie me qëndrimet e presidentit.

Në takimin e parë, Delegacioni shtetëror ka marrë vendim që deri më 15 janar t’ia procedojnë Qeverisë draft-ligjin për dialogun me Serbinë. Pesë anëtarët e tij janë mandatuar të punojnë në Platformën, e cila përfshin parimet në dialog, që kryesori është njohja e ndërsjellë.

Shpend Ahmeti, që është bashkëkryesues ka folur për raportin mes delegacionit dhe institucioneve të tjera, përfshirë presidentin. Detyrë parësore e tyre ka thënë të jetë procedimi i draft-ligjit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme