“Paqe në Lindjen e Mesme”, Trump mbërrin në Egjipt për samitin historik

Prishtinë | 13 Tet 2025 | 18:04 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur në qytetin turistik egjiptian Sharm el-Sheikh, ku do të bashkë-kryesojë një ceremoni nënshkrimi që ka tërhequr një turmë homologësh të tij nga e gjithë bota.

Air Force One, avioni presidencial u shoqërua në zonë nga avionë luftarakë egjiptianë.
Autoritetet egjiptiane njoftuan udhëheqësit që do të marrin pjesë në samitin ndërkombëtar të organizuar në qytetin Sharm el-Sheikh të hënën pasdite.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve egjiptiane, “Samiti i Paqes në Sharm el-Sheikh” përfshin pjesëmarrjen e krerëve të shteteve dhe monarkëve.

Të ngjashme